Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se qytetarja me inicialet A.S, për të cilën u raportuar se është përballë me dhunë fizike dhe keqtrajtim, tani është e sigurt dhe në duar të institucioneve.
Ai ka thënë se për këtë rast janë marrë të gjithë veprimet e nevojshme dhe se i dyshuari është arrestuar mbrëmë
“Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar fajtorin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës të nis hetimet për rastin.