Klubi i futbollit Drita ka dorëzuar një ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), duke shprehur pakënaqësinë për gjykimin e referit Mervan Bejtullahu në ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër KF Dukagjinit.
Sipas klubit gjilanas, ky nuk është rasti i parë kur Bejtullahu ka ndikuar negativisht në rezultatet e tyre, duke marrë vendime të diskutueshme dhe të dëmshme për ekipin.
Në letrën drejtuar FFK-së, Drita kërkon që Bejtullahu të mos caktohet më si gjyqtar në ndeshjet e tyre, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe njëanshmëri në ndarjen e drejtësisë. Klubi gjithashtu ka paralajmëruar se do të dorëzojë prova shtesë për të mbështetur pretendimet e tyre.