Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka ftuar për takim Lutfi Hazirin, kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Riad Rashitin, ushtruesin e detyrës së kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan.
Por udhëheqësit e këtyre dy subjekteve politike nuk iu përgjigjen ftesës për të biseduar lidhur me miratimin e buxhetit të këtij viti.
Më pas kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, foli në një konferencë për medie, duke theksuar se ata po i bëjnë bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve.
“Pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të mia të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje kam ftuar një takim urgjent për sot”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, më tej theksoi se në këtë takim, i ka ftuar Lutfi Hazirin, kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Riad Rashitin, ushtrues i detyrës së kryetart të Degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi.
“Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.