Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tregon se zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” po ecën me ritme të shpejta, duke sjellë ndryshime të dukshme në infrastrukturën e qytetit.
Më tutje Hyseni thotë se brenda vetëm një jave, janë punuar 24 metra rrugë, ndërsa përgatitjet për korsitë e reja po vijojnë me intensitet.
Hapja e lumit dhe lirimi i terrenit kanë eliminuar pengesat e mëparshme, duke lehtësuar procesin e ndërtimit. Projekti, me vlerë 2.4 milionë euro, synon ta bëjë Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për qytetarët.
Statusi i plotë:
Transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” 🚧🏗️
Në vetëm një javë po punohen plot 24 metra zgjerim rruge! ✅
🔹 Përgatitja e terrenit po vijon me intensitet, duke siguruar hapësirën për korsitë e reja.
🔹 Lumi tashmë është hapur dhe terreni është liruar për punime pa pengesa. Më parë, rrjedha duhej të devijohej në gypa.
🔹 Po afrohemi me shpejtësi drejt fundit të rrugës me vendosjen e kolektorëve!
Ky projekt prej 2.4 milionë euro po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët!
#përGjilaninqëduam #QeveriaKurtipërGjilanin