Adnan Januzaj ka bërë të ditur se zgjodhi të përfaqësojë Belgjikën sepse e ndjen vetën si belg, duke harruar krejtësisht t’i tregojë gazetarit që ka prejardhjen nga Kosova, shkruan futbollikosovar.com
Januzaj, që dikur ishte pjesë e Man United, ishte raportuar se mund ta përfaqësojë Anglinë, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga Tre Luanat, ndërsa ftesë të tillë ka pranuar disa herë nga Kosova, por menjëherë është përgjigjur me JO.
“Por, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, shtoi Januzaj.
Rreth këtyre fjalëve të Januzajt, ka pasur reagime të shumta, si të ashpra ashtu edhe qesharake.
Padyshim njëri ndër reagime më qesharake ishte statusi në ‘facebook’ i aktorit të njohur, Fatmir Spahiu.