Debatik Curri ka reaguar publikisht pas largimit nga SC Gjilani, duke falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë periudhës së tij në klub.
Përmes një postimi, Curri ka shprehur mirënjohjen për përvojën e përbashkët, duke theksuar se, pavarësisht ndarjes së rrugëve, respekti dhe kujtimet do të mbeten.
Ai gjithashtu u ka uruar suksese klubit, lojtarëve dhe stafit në vazhdim, ndërsa tifozëve u ka dërguar një mesazh të veçantë falënderimi.
“Faleminderit tifozëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë periudhës që kur kam ardhur këtu dhe gjithmonë do të mbetem njëri nga ju”, ka shkruar Curri.










