Liza Gashi, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm në Anamoravë, duke u konfirmuar si më e votuara në këtë rajon. Ajo vazhdon të kryesojë bindshëm si kandidatja me më shumë mbështetje, duke dëshmuar një besim të madh nga qytetarët.
Gashi po garon për herë të parë për një mandat në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Përvoja e saj në qeverinë Kurti, ku shërbeu si zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka ndikuar në rritjen e profilit të saj politik. Rezultatet e deritanishme tregojnë se ajo gëzon një përkrahje të gjerë, veçanërisht në Anamoravë, duke e pozicionuar si një nga emrat më të spikatur të këtyre zgjedhjeve./Radio Star/