Përshëndetje alpinista.
Të dielën me 24.qershor.2018 Klubi Alpin GJILANI ju njohton se organizon ecjen/vizitën në Ujvarën e MIRUSHËS | MIRUSHA WATERFALLS | KANIONI I MIRUSHËS
Përreth lumit Mirusha ECJA e së dielës dt.24.06.2018 kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha, dhe përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.
Të interesuarit dhe dashamirët e bjeshkatarise dhe atyre që dëshirojnë të njihen nga afër me bukuritë që ka vendi ynë, këtë mund t’a bëjnë përmes organizimeve të KAGJ-it, do të jetë viken i paharrueshëm, maximum ADRENALINË ? .
Takohemi te Parkingu përball ETC, ku nga aty do te nisemi për Kanionin e Mirushës me bus.
Takimi bëhët në ora 7:40
Nisja bëhët në ora 7:45
Arritja te Ujvara e Mirushës mendohet të jetë kah ora ora: 9:00
Përfundimi i ecjes/shtegut ora 14:00-14:30
Nisja bëhët nga parkingu përball ETC me autobus, dhe vazhdojmë për te Ujvarat e Mirushës.
Afati i fundit për rezervim : e Shtunë ora 14:00
PARTICIPIMI PËR PERSON : 5 EURO
(Luteni të merrni me vete monedha të imëta, EURO cent)
(Pagesa është e njejtë edhe për personat që vijnë me vetura private)
Duhet të konfirmoni pjesëmarrjen për arsye të vendeve në bus, që të sigurohet vend për të gjithë..
LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT TE VENDI I NISJES NË ORËN E SHËNUAR, DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
FLM PËR MIRËKUPTIM!
Gjatësia e kësaj ecje/shtegu është me përafërsi : 6-10 KM, vajtje-ardhje
Pushim do të këtë kohëpaskohe me nga 15 minuta, dhe nëse shkon gjithëqka mirë do të kemi rastin të bëjme NOT dhe do te futemi në ujë, “do tëëë laaaheeemiiiiiiiiii”.
Do të shijoni bukuritë përrallore që ofron Kanioni i Mirushës,si dhe ne disa prej lumenjeve do të futemi në ujë, do te lahemi.
Ecja do të jetë gjatë gjithë kohës përgjatë lumit dhe shkëmbinjëve që ju mund të shihni nga afër çdo cep të natyrës se bukur që vjen nga Ujvara.
“KAGJ” JU NJOHTON SE KJO EKSPEDITË KA GUIDAT E VETA QË JANË TË PROFESIONALIZUARA NË UDHËHEQJEN E ORAGNIZIMEVE TË TILLA, KËSHTU QË JU DUHET TË JENI BINDËS NDAJ TYRE.
NUK LEJOHET TË ECET ME RITME TË SHPEJTUARA, PA LEJËN E ORGANIZATORËVE!!!
NUK LEJOHET TË ECET PARA GUIDAVE, (Njerzëve që do të udhëheqin marshutën
Tereni: ECJA PËRGJATË LUMIT MIRUSHA, llogaritet terren i lehtë, është ecje perfekte për fillestarë, pjesmarresit duhet të jenë të përgaditur fizikishtë dhe psiqikishtë për ecjet në shtigje të gjata, dhe nëpër shkëmbinjë, do të ketë rreze dielli, kështu që kremat për diell janë të domosdoshme, mbrojtëset për shi, etj.
Temperatura: 21-25.Gradë Celsius të dielën (të reshura të shiut parashihet të ketë nëpër bjeshkët me lartësi mbidetare më të madhe)
Kërkesa: Përgaditje për ecje në bjeshkë, me ngjitje graduale.
Ushqim të zakonshëm për 1-ditë , 1-2 shujta ushqim, ujë, pem (banane, mollë etj).
Ushqimi sigurohet në baza vetanake.
E rëndësishme: Veshje standarde për ecje në bjeshkë, shkëmbinjë, këpucë malore, ndrresa, përgaditjet për diell, erë, shi, etj!.
Kthimi në Gjilan do të bëhët rreth orës 16:30-17:00
KLUBI ALPIN GJILANI REZEVERON TË DREJTËN E FOTOGRAFIMIT TË ALPINISTËVE PËRMES FOTOGRAFËVE TË VET, GJATË ECJEVE QË ORGANIZOHEN NËPËR VENDE TË NDRYSHME TË KOSOVËS.
Shënim:
PËRGJËGJËSIA FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE ËSHTË INDIVIDUALE, OJQ “Klubi Alpin GJLANI” NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT/ALPINISTIT.
KAGJ PO ASHTU NUK MERR PERGJEGJËSI NËSE JU NUK MUND TË ARRINI CAKUN ME BJESHKATARËT/ALPINISTËT TJERË!
HIKE with KAGJ!
Live to the maxx!
Organizimi | Guida
Klubi Alpin Gjilani
Kontakt info:
Email: klubialpingjilani@hotmail.com
info@klubialpingjilani.com
fb: Klubi Alpin Gjilani
web: www.klubialpingjilani.com
Tel/viber: +383 (0) 49 11 44 44
Ju përshendesim
Klubi Alpin GJILANI.
KAGJ