Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, po i vazhdon përgatitjet për debutim në arenën ndërkombëtare. Skuadra e Bekim Isufit sot e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Shkupin, në Çair, ku vendasit fituan me rezultat 2:0.Edhe Shkupi do të paraqitet në kupat evropiane, prandaj ndeshja e sotme ishte e mirëseardhur për të dyja palët. Drita të premten do të transferohet ne Gjibraltar ku do të debutojë në Ligën e Kampionëve me datën 26 qershor ndaj FC Santa Coloma.
Shkupi – Drita, mbyllet me këtë rezultat
Ndani këtë artikull