Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se duke u bazuar në rezultatet e KQZ-së në vendvotime Vetëvendosje do të marrë 47 ulëse në Kuvend.
Sipas tij, PDK do t’i ketë 25 deputetë, LDK 20, dhe AAK-Nisma 8 deputetë.
Postimi i plotë i tij:
Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu:
VV: 47 deputetë, 27 burra dhe 20 gra (asnjë me kuotë)
PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë)
LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (1 me kuotë)
AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)