Janë procesuar edhe 2.17 për qind e vendvotimeve sa u përket votave për kandidatë për deputetë.
I pari i VV’së, Albin Kurti, ka marrë 266 mijë e 798 vota, më pas Glauk Konjufca 204 mijë e 599 vota.
Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.