Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas këtyre rezultateve, deri në ora 11:42 janë numëruar 2,433 vendvotime nga 2,533 apo 96.05 për qind e tyre dhe nga kjo LVV ka marrë 40.90%, PDK 22.29%, LDK, 17.42 dhe AAK-Nisma 7.42 të votave.
Me këtë rezultat të verifikimit të votave del se LVV-ja do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK-ja do të ketë 25, LDK 20 dhe AAK 8.
Nga ky ndryshim i fundit LDK ka rikthyer një ulëse e cila në përditësimet e fundit i takonte PDK-së.
Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.