Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për herë të parë pas takimit me partitë opozitare, i cili u thirr nga kryetari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu.
Përmes një video-mesazhi, Hyseni ka ndarë detaje nga diskutimet dhe ka njoftuar se më 25 shkurt, në orën 14:00, do të mbahet seanca urgjente për aprovimin e buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2025.