Ndeshja mes Dukagjinit dhe SC Gjilanit ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 0-0, në një sfidë të tensionuar që u mbyll mes polemikave.
Gjilanasit kërkuan një penallti në minutat e fundit pas një ndërhyrjeje ndaj Aganspahić, por gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu nuk reagoi, duke shkaktuar protesta nga kampi mysafir.
Takimi u karakterizua nga një lojë e baraspeshuar dhe pak raste shënimi, megjithatë vendimet e arbitrave mbeten në qendër të debatit. Pas këtij barazimi, Gjilani arrin në 28 pikë pas 21 xhirove në Superligën e Kosovës.