Palma Furniture hap showroom-in e ri në Prizren – Rihapja më 24 Shkurt
Prizreni bëhet shtëpia e showroom-it më të ri të Palma Furniture, një nga emrat më të njohur në fushën e mobiljeve dhe kuzhinave moderne. Më 24 Shkurt, duke filluar nga ora 09:00, kompania do të mirëpresë vizitorët në lokacionin e ri në Lagjen Arbana, pranë Oferta De Luxe.
Palma Furniture sjellë koleksionet më të fundit të mobiljeve dhe kuzhinave, me dizajn bashkëkohor dhe cilësi të lartë. Partneriteti me brendet e njohura si NATUZZI Italia dhe SMEG e bën showroom-in një destinacion ideal për ata që kërkojnë stil dhe funksionalitet në arredimin e shtëpisë.
“Ejani dhe përjetoni një eksperiencë të re me ne!” – Palma Furniture për të gjithë ata që duan të zbulojnë trendet më të reja të mobilimit dhe të shijojnë një eksperiencë unike në një ambient të ri dhe modern.