Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarja: Laura Pula, si dhe Drejtoresha e NJSHPP-së, Arta Kelmendi, Koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari dhe Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në SKPK, Nexhat Haziri dhe stafi administrativ i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në takimin e sotëm është trajtuar analiza për numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe analiza tjetër për numrin e nevojshëm të prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren, me ç’rast të njëjtat janë aprovuar dhe do të dërgohen për miratim në njërën nga takimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.