Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Gjilan dhe OVL e UÇPMB-së Bujanoc me aktivitete të shumta shënohet Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Përkujtimet nisen me homazhe tek vendi i rënies në Konçul të Bujanocit. Pastaj homazhe u bënë edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.
Po ashtu është mbajtur akademia përkujtimore në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Derisa është bërë edhe zbulimi i obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-së, së bashku me familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, strukturat institucionale dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në akademinë përkujtimore dhe zbuluan Obeliskun e Dëshmorëve.
“Nderimi dhe kujtimi i tyre mbetet përgjegjësi e përhershme, ndërsa sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë udhërrëfyes i rrugëtimit tonë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi heronjtë dhe dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Gjaku i tyre është gurë themel i lirisë ndërsa gjithë të rënët e UÇPMB-së janë vlerë e pakontestuar e trungut kombëtar. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë, për dinjitetin, për të drejtat e popullit në luginën e Preshevës.
“26 shkurti është datë e rëndësishme e historisë tonë, është data kur ne kujtojmë dëshmorët e luftës çlirimtare, luftës që bëhej për drejtësi e barazi nga ushtarët e U ÇPMB”, tha Hyseni.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi, tha se fillimi i luftës së UÇPMB-së zanafillën e kanë nga UÇK-ja në Kosovë që kanë vazhduar në Kosovën Lindore dhe kanë vazhduar në Maqedoni.
“Fryma patriotike homogjene nuk ka munguar në asnjërën nga luftërat çlirimtare në troje nga shqiptarët e as në Luginë të Preshevës”, tha Isufi.
Më tej ai shtoi se ideali i lirisë së kombit tonë nuk është ndalë me breza kanë vazhduar që ta bëjnë luftën herë të hapur luftë të armatosur e herë e herë në ngritje patriotike, çlirimtare.
Kryetari i OVL të UÇPMB-së në Bujanoc Bejtullah Bejtullahu, tha se kjo dit po na gjen të bashkuar këtu në Gjilan, për të cilën falënderues është kryetari Alban Hyseni.
“Jemi bashkuar këtu ashtu siç ishim bashkuar para 25 viteve. Lufta e UÇPMB-së nuk ishte rastësi, por ishte deomosdoshmëri e kohës, pasi që pas qershorit të vitit 1999 gjithë ato forca paramilitare kriminale ushtarake policore ishin pozicionuar në Kosovën Lindore”, tha Bejtullahu.
Ai tregoi se me 26 janar 2000 doli në skenë në fshatin Dobrosin UÇPMB-ja ku ranë 28 dëshmorë, ku 14 prej tyre ishin nga Kosova dhe gjysma tjetër nga Kosova Lindore.
“Ftoi spektrin politik shqiptar të bëhen bashkë, sepse Serbia s’po bënë më luftë ndaj shqiptarëve, por pasivizim në Luginën e Preshevës.
Më pas janë ndarë edhe mirënjohje dhe është shfaqur një dokumentarë për historinë e lavdishme dhe e krenarisë.