FC Drita ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti bindshëm Prishtinën e Re me rezultat 4-0 në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Lipjan.
Skuadra gjilanase nuk lejoi befasi ndaj lideres së Ligës së Parë, duke dominuar takimin dhe siguruar një fitore të thellë. Me këtë sukses, Drita i bashkohet Llapit, Drenicës dhe Prishtinës në fazën gjysmëfinale.
Kundërshtari i skuadrës së drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani në gjysmëfinale do të mësohet në ditët në vijim.