Pas gjashtë muajsh ngecje dhe paqartësi, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar buxhetin për vitin 2025, duke përfshirë edhe propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe opozitës.
Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka kritikuar kryetarin e komunës për shmangien e debatit dhe bashkëpunimit me opozitën, duke theksuar se vendimi për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme – të cilën më parë e cilësoi të jashtëligjshme – tregon mungesën e konsistencës në udhëheqje.
Statusi i plotë:
Me të gjitha propozimet e PDK-së dhe të opozitës miratohet buxheti komunal për vitin 2025
Gjashtë muaj humbje kohe nga një kryetar i papërgjegjshëm i komunës së Gjilanit, duke i ikur debatit dhe bashkëpunimit me opozitën.
Dhe më në fund u detyruar të jetë pjesë e vendimarrjes në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, e që dje e quajti seancë të jashtëligjshme, ja sa ka peshë fjala e tij si kryetar komune.
Jam i lumtur që propozimet e Bujar Nevzadit në emër të PDK-së u miratuan nga Kuvendi Komunal, janë projekte tejet të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit.
Nuk ka rrugë tjetër në politikë dhe në vendimarrje të institucioneve, përveç debatit konstruktiv, bashkëpunimit politik dhe zbatueshmërisë së procedurave dhe ligjshmërisë.
Rashiti u shpreh i kënaqur që propozimet e PDK-së, të paraqitura nga Bujar Nevzati, u miratuan, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët e Gjilanit. Ai nënvizoi se politika dhe vendimmarrja institucionale duhet të bazohen në debat konstruktiv, bashkëpunim dhe respektim të ligjit.