Ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se për “interesin kombëtar” është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Albin Kurtin. Pas kësaj, Ramush Haradinaj, partneri i tij i koalicionit parazgjedhor, reagoi përmes një shkrimi, duke shkruar “E keqja ka emër – Albin Kurti”. Por, a komunikuan ata pas këtyre zhvillimeve?
Lidhur me këtë ka folur nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili u shpreh se nuk ka informacion nëse Haradinaj ka pasur ndonjë komunikim me Limajn, shkruan Insajderi.