Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Gjesti vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.
Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.
Së fundmi janë publikuar pamjet nga ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.
Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra.