Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet zyrtare në uebfaqen e tyre për votimin e mërgimtarëve përmes postës.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 52.14% apo 10755 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e dyta me 28.40% apo 5853, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e treta me 7.94% 1637 vota.
Pas tyre, renditet koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – NISMA me 4.76% apo 980 vota.
Këto të dhëna janë nga procesimi i 67 nga 188 vendvotimeve, apo 35.64%.