Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas mesnate, ka përditësuar rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë.
KQZ ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 188 kuti (35.64%).
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 52.14% të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 28.40%.
Renditja e partive:
LVV – 10,744 vota (52.14%)
LDK – 5,853 vota (28.40%)
PDK – 1,637 vota (7.94%)
AAK-NISMA – 980 vota (4.76%)
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar rreth 84,600 shtetas.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.
Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.