Ministria e Mbrojtjes ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim të bërë në Facebook, Ministria njoftoi se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të heronjve të kombit.
Sipas agjendës, manifestimi i Epopesë së UÇK-së do të fillojë më 5 mars, ku në orën e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.
Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.