Pas një karriere 26-vjeçare në shërbimin shëndetësor, është pensionuar infermierja e nderuar Hajrije Murtezi.
Ajo e nisi rrugëtimin e saj profesional në vitin 1999 në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, duke punuar në Ndihmën e Shpejtë deri në vitin 2002. Më pas, vazhdoi shërbimin në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Livoç të Ulët, ku dha një kontribut të çmuar në kujdesin ndaj pacientëve.
Me përkushtim dhe humanizëm, ajo u bë një figurë e respektuar, duke ndihmuar dhe mbështetur shumë pacientë me profesionalizëm dhe dashuri për punën.
Hajrije Murtezi u pensionua më 28.02.2025 me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët, të cilët e falënderuan për kontributin e saj të vyer ndër vite.
Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, shprehim mirënjohjen për shërbimin e saj të palodhur dhe i urojmë shëndet e lumturi në këtë kapitull të ri të jetës.