Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deputetë e zyrtarë të tjerë nga institucionet qendrore e lokale kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”.
Kryetari i Alban Hyseni, i njoftoi mysafirët për investimet rreth 2.4 milionë eurove, ku rruga do të jetë me katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore.
Kryeministri, Albin Kurti, tha se vizituan vendpunimet e zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” ku rreth 50% të punëve kanë përfunduar.
Të tregojmë se kryeministri Kurti, kishte marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti me vlerë prej 2.4 milionë euro – prej tyre 2 milionë euro financim nga Qeveria – dhe me rëndësi të madhe për banorët e qytetit e veçanërisht të lagjeve afër.