Roberti Gashi po përballet me një sëmundje të rëndë dhe i nevojitet trajtim urgjent jashtë vendit.
Kostoja e lartë e këtij trajtimi është një sfidë e madhe për familjen e tij, prandaj kërkohet ndihma e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë.
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka kontribuar me 1,000 euro dhe apelon për solidaritet, sepse çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin. Bashkë mund t’i japim Robertit shpresën dhe mundësinë për shërim!