Shkruan: Gani Neziri
Shteti nuk sigurohet dhe as nuk zhvillohet aty ku i pari i shtetit nuk zbaton ligjet e shtetit.
Kur i pari i shtetit nuk respekton ligjin e shtetit, çfar obligimi mund të mbaj ky i dyti i shtetit që të respektoi ligjin e shtetit?!
Dhe, kështu në varg, i treti e i trembidhjeti, edhe i njëqindetridhjeti i shtetit?!
Lexues, ju lus të riktheni mbamendjen për 10vite mbrapa, do t’ju kujtohet presidenti i SHBA-së z.Klinton, kur u paraqitë para Gjykatës që në ftesën e parë.
Pastaj, rikujtoni kryeministreshën angleze të para 35vjetëve, znj,. Margaret Theqër, dhe para 50vjetëve ish presidentin amerikan Nikson, që të dy ju përgjigjën me kohë “ftesës” nga Gjyqi i shtetit.
Ata drejtonin perandori, dhe nuk hezitonin të zbatonin detyrimin kushtetutar, ani se në pamjen e parë dukej e rëndë. Të gjithë respektuan ftesën e Gjykatës në kërkesën e parë.
Prandaj dhe kanë forcuar e zhvilluar shtetet e tyre. Madje, sot janë epqendra e politikës botërore.
Po ky i yni, a e di vallë përgjegjësinë kushtetuese se është detyruese?
Zatën, krejt kryeministrat shqiptarë, njëri pas tjetrit, sipas radhës, janë sjellur kështu si kauboj përballë institucioneve të shtetit të vet.
O zotëri, shteti nuk është lojë;
“kap, ç’kap, kap”…!
Bota po na sheh e po tallet me ne!
Tani në përfundim, ngrihuni ju fanatikët e partive dhe “mbroni” idhujt tuaj politik, se ata “tuajt” kanë të drejtë, por, nuk kanë të drejtë këta të tjerët…!