Ish-kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ndarë detaje të panjohura më parë mbi përvojën e tij në Kosovë gjatë një interviste për Klan Kosova.
Walker ka folur për lidhjen e veçantë që vazhdon të ketë me popullin e Kosovës, duke treguar se shpesh pranon vizita nga shqiptarë të Kosovës në shtëpinë e tij në Uashington.
“Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Uashington dhe më vizitojnë”, tha ai.
“Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker.