Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar përbërjen e grupeve parlamentare dhe emrat e kandidatëve që ka siguruar ulësen e deputetit nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se kjo përbërje nuk pritet të ndryshojë edhe pse kanë mbet për tu numëruar edhe pak vota nga ato me kusht.
“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar ai.