Muaji mars rikthen kujtimet e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë – kryengritjen e familjes Jashari, e cila ndezi flakadanin e lirisë për mbarë kombin.
Në këtë përvjetor të Epopesë së UÇK-së, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kujton me krenari dhe respekt sakrificën sublime të Jasharajve, të cilët me gjakun e tyre vulosën rrugën drejt Lirisë, Pavarësisë dhe Bashkimit.
“Gjithmonë do të jemi krenarë me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, e vetes së tyre përjetësinë,” thekson ai.
Statusi i plotë:
Sërish vjen marsi, ishte shpresa jonë për ditët e bardha të lirisë. Këto ditë të marsit janë ditët e kryengrirjes së Jasharajve që shpërthyen në mbarë kombin për Liri, Pavarësi e Bashkim. Gjithmomë do të jemi krenarë me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, e vetës së tyre përjetësinë. Lavdi!
#UÇK
#Epopeja