Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet V.M nën dyshimin për përfshirje të veprës penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge – Neni 267”
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike e llojit marihuana, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1630 euro.
“Policia e Kosovës, Gjilan, pas një pune të gjatë nën masa të veçanta hetimore, sot në orët e mëngjesit ka arrestuar personin e dyshuar V. M. (1999), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar e llojit Marihuane, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1630 euro.Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 10.488 kg. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajte”, thuhet në njoftimin e PK-së.