Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve “Afta Epizootike”.
AUV thekson se Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë.
Madje, AUV ka thënë se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj.
“Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë. Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, thuhet në njoftim.