Lëvizja Vetëvendosjes ka akuzuar Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa se ka ndërruar afatet ligjore siç kanë thënë ata për ikje të vendimit për rinovim me postë.
Në një reagim të VV-së pasi PZAP hodhi poshtë ankesën e tyre për rivotim me postë, thuhet se vendimi është i pabazë.
Vetëvendosje ka thënë se aneksën në PZAP e ka dërguar sipas afateve ligjore të KQZ-së.
“Afati i fundit për t’u ankuar mbi bazën e njoftimit të KQZ-së ka qenë data 07.03.2025, ora 21:00, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka dorëzuar ankesën bashkë me të gjitha provat në PZAP të premten, ora 20:20. Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP.Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor. Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet nga Vetëvendosje.
Kjo parti ka paraljëmruar se do të ushtrojë ankesë sipas afatit të përcaktuar pas certfikimit të rezultatëve.