Krenaria e qytetit dhe njëherit kampioni i Kosovës FC DRITA, sonte do të niset drejt shtetit të Gjibraltarit për të realizuar ëndrrën e Ligës së Kampionëve.
Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet Champions League.
Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njeherit është kampione e Andorës.
#forcaDRITA ?⚪️
KRENARIA E QYTETIT