Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka thirrur një konferencë për media pas kumtimit të lajmit të dorëheqjes së Drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka hapur një diskutim të gjerë për situatën aktuale në administratën e Komunës. PDK, në kuadër të kësaj konference, pritet të japë detaje dhe komentime rreth zhvillimeve të fundit dhe ndikimit të dorëheqjes së Murati-Lekës në funksionimin e institucioneve komunale.
FTESË PËR MEDIA
Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, sot (e hënë) ora 12:30 mban konferencë për media.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Zyra për Informim
PDK Gjilan