Malisheva ka triumfuar bindshëm ndaj Gjilanit me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu u gjunjëzua përballë vendasve, të cilët treguan dominim të plotë gjatë gjithë takimit. Protagonist kryesor i kësaj sfide ishte ish-lojtari i Gjilanit, Altin Aliu, i cili realizoi tre gola, duke i dhënë Malishevës një fitore të madhe.
Pavarësisht kësaj humbjeje të rëndë, Gjilani mbetet në pozitën e katërt të tabelës me 34 pikë.