Për të shënuar 12 vjet angazhim dhe përkushtim ndaj komunitetit, Riga Pharm ka vendosur të festojë këtë moment duke dhuruar dashuri dhe kujdes për ata që kanë më shumë nevojë.
Si shenjë solidariteti, kompania ka vizituar Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe Pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë, duke shpërndarë dhurata dhe duke sjellë buzëqeshje tek të moshuarit.
Ky akt simbolik nënvizon misionin e Riga Pharm për të qenë më shumë sesa një kompani farmaceutike – një partner i vërtetë i komunitetit.
Komunikata e plotë:
Për 12 vjet, Riga Pharm ka qenë pranë komunitetit, dhe këtë vit, për të shënuar këtë moment, dërguam disa dhurata në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe Pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë 🎁🤝.
Një gjest i thjeshtë, por i mbushur me përkujdesje dhe respekt për ata që kanë nevojë për më shumë kujdes dhe vëmendje ❤️.