Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Ismet Munishi ka reaguar me një postim në Facebook në lidhje me gjyqtarin kryesor që do ta ndajë drejtësinë kundër Dritës.
Dukagjini, të shtunën e pret Dritën në Klinë në kuadër të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjyqtar kryesor në këtë përballje është deleguar Visar Kastrati, për të cilin Munishi ka pasur disa fjalë.
Sipas Munishit, Kastrati njihet si gjyqtar që i ndihmon Dritës, ekip që prinë në tabelë me 53 pikë të mbledhura.
“Visar Kastrati më paska ra refer, refer i cili dihet botënisht se i ndihmon Dritës. Mirë se vini në Klinë”, ka shkruar Munishi.
Dukagjini në këtë ndeshje futet pas një serie prej dy fitoreve rresht, ndërsa Drita është lidere e Superligës dhe po marshon drejt titullit të kampionit.