Në këtë konkurs janë pranuar katër specialistë për Spitalin e Prizrenit, dy për Spitalin e Pejës, një në Gjakovë, tre në Gjilan, tre në Ferizaj, tre në Mitrovicë dhe dy në Spitalin e Vushtrrisë.
Nga sot spitalet e përgjithshme do të kenë më shumë mjekë specialistë që do të ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët.
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, sot ka nënshkruar kontratat e punës për 18 specialistë të profileve të ndryshme, të cilët do të punojnë në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, të pranuar në kuadër të konkursit të fundit të shpallur nga SHSKUK.
Në këtë konkurs janë pranuar katër specialistë për Spitalin e Prizrenit, dy për Spitalin e Pejës, një në Gjakovë, tre në Gjilan, tre në Ferizaj, tre në Mitrovicë dhe dy në Spitalin e Vushtrrisë.
SHSKUK do të hapë së shpejti konkurse të tjera për pranim të stafit në Spitalet e Përgjithshme, në mënyrë që të zëvendësohen kuadrot që kanë dalë në pension, por do të ketë edhe pranime të reja.
Në prioritetet e menaxhmentit të SHSKUK-së, është përforcimi me kuadro mjekësore i Spitaleve të Përgjithshme në mënyrë që pacientët të marrin shërbime shëndetësore në rajonin ku banojnë dhe mos të kenë nevojë të drejtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.