Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në Tunelin e Murrizit.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë një video të tunelit në fjalë që është lëshuar për qarkullim.
“Mirëmëngjesi dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, ka thënë Rama.