Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kanë bërë sot homazhe në Gllogjan, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Hilmi Haradinaj.
Pasi ngushëlluar kryeministrin Haradinaj dhe familjen e tij, Haziri ka vlerësuar lartë figurën e veprimtarit, Hilmi Haradinaj, duke thënë se ai do të mbahet në mend përgjithmonë për kryengritjen e tij për liri dhe të drejta të shqiptarëve.
“Hilmi Haradinaj, me kryengritjen e tij, na mësoi si duhet luftuar për të mos e duruar shtypjen dhe padrejtësinë e kohës”, ka thënë Haziri.