KONKURS PUNË
Pozita: Asistente në Logjistikë
Vendi: Gjilan
Kompania: RC COLA – Royal Beverage LLC
Periudha e Konkursit: 05.03.2025 – 21.03.2025
Përshkrimi i Kompanisë:
Royal Beverage është një kompani prodhuese e pijeve freskuese, e njohur për brandet e saj të njohura amerikane si RC Cola me shijet e saj, pijën energjike RedRain, çajin e ftohtë Frostea Peach dhe ujin me shije limoni Royal Water.
Produktet tona janë në rritje të vazhdueshme dhe ne jemi të pranishëm në industrinë e prodhimit për më shumë se tre dekada.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Menaxhimi i proceseve logjistike të kompanisë
• Organizimi dhe koordinimi i dërgesave dhe furnizimeve
• Monitorimi i inventarit dhe raportimi për gjendjen e tij
• Komunikimi me furnizuesit dhe klientët për sigurimin e fluksit të mallit
• Mbështetje administrative për ekipin e logjistikës
• Zbatimi i procedurave dhe rregullave të brendshme të kompanisë
Kualifikimet:
• Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë
• Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi
• Aftësi të mira organizative dhe komunikative
• Njohuri të mira të programeve kompjuterike (MS Office)
• Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
Përfitimet:
• Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
• Ambient i motivuar dhe dinamik pune
Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj të plotësuar dhe një letër motivimi në adresën tonë të email-it: hr@royalbev.com
Afati i fundit për aplikim: 21.03.2025
Mos e humbisni mundësinë për të u bashkuar me ekipin e Royal Beverage dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë!
PËRSHRIM I VENDIT TË PUNËS
Pozita: Shitës Ambulantiv rrjeti gastronomisë – 1 Pozitë
Kompania: Royal Beverage
Lokacioni: Gjilan , Kosovë
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën
Data: nga: 04.03.2025 – 20.03.2025
1. PËRSHKRIMI I KOMPANISË:
Royal Beverage, lider në industrinë e pijeve freskuese që nga viti 1994, prodhuese e pijeve Rc Cola, Red Rain, Frostea, Royal Water etj po kërkon një Shitës Ambulantiv rrjeti gastronomisë për terren të Gjilanit. Kandidati do të ketë përvojë të dëshmuar në shitje në rrjetin HoReCa. Përgjegjësitë kryesore do t’i caktohen në pozitë të punës dhe disa nga to janë në pikën vijuese.
2. PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Detyrat primare –
– Hapja e Pikave të Reja: Identifikimi dhe hapja e pikave të reja të shitjes.
– Listimi i Produkteve: Sigurimi që produktet e kompanisë janë të listuara në mënyrë të duhur.
– Menaxhimi i raporteve me klientët: Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët.
– Realizimi i shitjeve: Arritja e objektivave të shitjeve dhe promovimi i produkteve.
– Raportimi i aktivitetit të shitjeve: Raportimi mbi progresin dhe sfidat e shitjeve.
– Monitorimi i konkurrencës: Ndjekja e aktiviteteve të konkurrentëve dhe sugjerimi i përmirësimeve.
– Përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve: Trajtimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve.
Mundësi Avancimi: Pozita mund të ngrihet në bazë të performancës.
Kritere:
Puna ekipore:
• Përshtatja me ekip.
• Puna grupore është e përditshme, përshtatje me grupin.
• Sjellja dhe komunikimi formal gjithmonë në kontura të punës.
Raportimi:
• Kryerja e detyrave me përpikëri.
• Raportimi te personat kompentent.
• Ruajtja e konfidencialitetit.
• Përgjegjësia në detyrat e punës.
3. KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
Arsimimi:
• I mesëm (mjafton)
Përvoja:
• Përvojë e dëshmuar në lëmi të njejtë të punës
Aftësitë:
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikative për të punuar
• Aftësi të forta udhëheqëse për punë ekipore.
• Adaptueshmëri për të trajtuar sfidat dhe zakonet e panjohura në kompani.
Njohuri Teknike:
• Ekspertizë në kryerjen e detyrave të punës.
• Njohuri në aplikacionet bazë kompjuterike (email, përpunim teksti, tabela) për të plotësuar raportet.
Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor:
• Njohja e një gjuhe të huaj është përparësi.
4. PROCESI I APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në hr@royalbev.com ; Konkursi mbetet i hapur deri më date 20.03.2025!
Ju lutemi cekeni në subjektin e email-it pozitën për të cilën aplikoni!
Për më shumë informata rreth kompanise sonë, kliko këtu ne këtë weblink http://www.royalbev.com