Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh – atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane”, ka shkruar Osmani për Roth.
Postimi i plotë:
Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish minister, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik.
Faleminderit, z. Roth, për përkushtimin tuaj të palodhur në afrimin e dy vendeve tona dhe angazhimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral. 🇽🇰🇩🇪