Tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar afati për regjistrimin e futbollistëve në sistemin TMS në prag të sfidave të para parakualifikuese për garat evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.
Gazetasheshi.com merr vesh se Gjilani nuk e ka pranuar kërkesën e Prishtinës për lirimin e futbollistëve Armend Thaqi dhe Leutrim Bekteshi, duke i humbur mundësinë lojtarëve për të luajtur në turin e parë në Evropë.
Prishtina gjatë ditës së sotme kishte dërguar kërkesë zyrtare përmes platformës për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve “FIFA Connect”, por kërkesa e tyre është refuzuar nga kuq e bardhët.
Për dallim nga Gjilani, klubi i Trepçës ’89 ka pranuar kërkesën e Prishtinës për transferimin e Argjend Mustafës.