Një protestë gjithëpopullore pritet të organizohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kjo pasi sipas iniciuesve të kësaj protestë, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të pasohet me rritje edhe të çmimit të produkteve elementare. E qytetarët kanë shprehur gatishmërinë për të iu bashkuar kësaj proteste.
Nga data 1 prill qytetarët pritet ti marrin faturat e energjisë elektrike me tarifa me të larta.
Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15% nga muaji i ardhshëm.
E kjo nuk është mirëpritur nga qytetarët në vend.
Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”.
Themeluesi i kësaj nisme, Luan Hasanaj, ka treguar qëllimin e kësaj fushate.
“ Pra rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë është me të vërtetë e papranueshme sepse Kosova edhe ashtu po përballet me rritje enorme në çdo sektor dhe ne nëse rrisim edhe çmimin e energjisë ne e dimë se kjo do të pasohet pastaj edhe me rritje shtesë zinxhirë të çdo çmimi tjetër , qoftë të produkteve apo edhe në prodhimtari industri apo edhe tjerat”, shprehet Hasanaj.
Madje nëse institucionet e vendit nuk zmbrapsen nga ky vendim atëherë priten edhe protesta gjithë-popullore.
“Fokusi tani i ZRRE-së është që sa më shumë njërzit të i shkruaj dhe të i tregojnë që ata janë të pakënaqur me ketë vendim që pretendohet të merret dhe krahas kësaj mandej do të angazhohemi për të organizuar një protestë të madhe ku do të ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë e kësaj dhe gjithë së bashku të kundërshtojmë këtë vendim dhe të mos lejojmë marrjen e tij prej anës së ZRRE-së”, thotë Hasanaj.
E në mënyrë të organizuar kësaj proteste pritet të bashkohen edhe shumë qytetarët, të cilët thonë se rritja e çmimit të energjisë do t’ia vështirësoj jetën.
“Mua më vjen mirë që kjo iniciativa që është nis prej dia qytetarëve dhe organizatave jo qeveritare, për mos rritjen e çmimit të rrymës. Edhe na si lagje e kemi organizuar që të bëhemi bashkë dhe të arrijmë qëllimin për mos rritje të çmimit”, thotë Visar Ballovci – qytetar.
“Qysh nuk ka me ndiku, me 200 euro cka me bo, kësmet edhe pse kam punu aty duhet me marrë pjesë”, shprehet qytetari Hajzer Beka.
“Si lajm tepër shqetësues, njerëzit në Kosovë e dinë çfarë standardi e kanë , e dimë problemet e KEK-ut e KESCO çfarë janë, por duhet të merren parasysh çfarë pagave kemi, çfarë pensioneve kemi, dy herë është shtrenjtuar brenda mandati katër vjeçar të z.Kurtit. Patjetër se do të marre pjesë, qytetarët duhet me u ngritë, le të bënë zgjidhje qeveria”, thotë Zymer Mramori, qytetar.
E gjatë ditës, disa aktivistëve të shoqërisë civile kanë mbajtur një aksion simbolike tek zyrat e ZRRE-së për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike./teve1/