Në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit po zhvillohet derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit, i vlefshëm për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës.
Bardhekaltërit e Dritës po e dominojnë plotësisht ndeshjen, duke e mposhtur rivalin lokal me rezultat të thellë 4-0.
Në këtë përballje të rëndësishme është i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po e ndjek nga afër këtë sfidë të shumëpritur.