Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendësministri Hysen Durmishi kanë nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës (MMPHI) për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në qytetin e Gjilanit.
Vlera e investimeve arrin deri në 3 milionë euro dhe do të përfshijë ndërtimin e disa rrugëve kryesore dhe infrastruktura të rëndësishme për qytetin, duke e transformuar atë në një zonë më moderne dhe funksionale.
Statusi i plotë:
📝 Nënshkruam marrëveshje me MMPHI për projekte infrastrukturore në qytetin tonë në vlerë prej rreth 3 milionë euro! 🚧🏗️
Marrëveshja përfshin ndërtimin e rrugëve kryesore në:
🔄 Rrethrrotullimi në udhëkryqin e qarkores dhe rrugës së Prishtinës
🏡 Lagjen Arbëria
🏡 Lagjen e Zabelit të Sahit Agës
🛣️ Rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogël deri në dalje të rrugës qarkore)
🏛️ Rruga “Avdullah Presheva” (nga xhamia e medresës deri në dalje të rrugës qarkore)
🏗️ Rruga “Pajazit Ahmeti” (rikonstruimi i rrugës aktuale)
Rruga “Vëllezërit Frashëri dhe Fatmir Ibishi” (në lagjen Dheu i Bardhë)
🏙️ Zona urbane po merr formë e frymë!
Po rindërtohet e po riformësohet infrastruktura e qytetit tonë! 🚀
#përGjilaninqëduam