Një aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, la të lënduar katër persona.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.
Sipas Veselit, njëri prej të lënduarve është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit.