Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 Celcius deri në -1 Celcius ndërkaq, maksimalet nga 1 gradë deri në 4 celcius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër në sekondë.
Kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë.
Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën.